E rrallë! Zëvendësministrja e Kulturës nuk ka shkelur asnjëherë në Teatrin Kombëtar
Zëvendësministrja e Kulturës së Shqipërisë nuk ka shkuar asnjëherë në Teatrin Kombëtar. Ky, edhe pse paradoksal, është një fakt i pakundërshtueshëm tashmë
Aktorja Ema Andrea, e ftuar në emisionin “360 Gradë” të gazetarit Artur Zheji, ka pyetur zëvendësministren e Kulturës, Valbona Shkujaku, nëse ajo ka qenë ndonjëherë në teatër.
Shkujaku ka befasuar të gjithë duke thënë se nuk ka qenë asnjëherë në Teatrin Kombëtar në Shqipëri.
Andrea ka këmbëngulur, duke e pyetur nëse ka qenë ndonjëherë në teatrin e Prishtinës, pyetje të cilës zëvendësministrja i është përgjigjur “po”. Pra Shqipëria ka një zëvendësministre Kulture, që nuk ka shkelur kurrë në jetën e saj, në Teatrin Kombëtar tempullin e kulturës i cili po vuan prej vitesh e së fundmi rrezikon egzistencën e tij si godinë.
Link: https://youtu.be/wmQJd3uStvI?t=2686
Burimi i fotos kryesore: ©Ora News