Shën Valentini ende nuk ka reshtur së gjeneruari lajme. Një ndër zërat më të spikatur shqiptar dhe njëherazi shembulli i trasformimit si nata me ditën dhe ikona e fotografisë, një emër një brend, janë çift për 14 shkurt. Ose të paktëm kështu pohon njëra palë.
Këtë vit pamë shumë përsonazhe të njohur të tregonin se me kë e kaluan Shën Valentinin e tyre por kjo që na tregoi Linda Halimi na la me gojë hapur. Ajo ka bërë një postim një Instagram ku ka treguar se 14 shkurtin e ka kaluar në shoqërinë e fotografit shqiptar në Amerikë, Fadil Berisha.
Përveç fotos me të Linda ka treguar edhe dhuratën simbolike që fotografi i ka bërë, një trëndafil.
“Shën Valentimi im është Fadil Berisha”, kështu ka shruar bukuroshja në foton e postuar. Nuk do shumë mend që tek ky takim i tyre nuk ka asnjë gjë që të lidhet me këtë festë, por ndoshta palestra ka dhënë rezultatin e duhur dhe tashmë Fadili mund ta përfshijë Lindë në ndonjë prej projekteve të tij. Ku i dihet.
Link: https://www.instagram.com/linditaworld/
Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BfJeIirFTUo/?taken-by=linditaworld