Home ShowBiz Pas koncertit madhështor, Rita Ora lëviz “si boss” me eskortë po aq madhështore
Pas koncertit madhështor, Rita Ora lëviz “si boss” me eskortë po aq madhështore
0

Pas koncertit madhështor, Rita Ora lëviz “si boss” me eskortë po aq madhështore

0
0

“Të pushton Kosovën krejt e vetme. Kjo është ajo që unë e quaj , lëvizja e re e emërtuar “Gratë komandojnë”…” është shprehur me shaka Rita gjatë udhëtimit të saj me makinë përmes Prishtinës. Ajo gjithashtu ka vijuar, duke thënë “Si boss, duke lëvizut si boss!”
Rita Ora “ndezi” Prishtinën në 10-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

Mbrëmja e 17 shkurtit ishte ndryshe për Kosovën, pasi me repertorin e saj të zgjedhur dhe performancën e veçantë bukuroshja me famë botërore emocionoi çdo shqiptar.

Pritja për Ritën në orët e vona duket se ia vlejti, për atmosferën madhështore që krijoi. Ndërkohë, tashmë e larguar nga Kosova, Rita ka publikuar një video gjatë largimit të saj nga koncerti në mesnatë.

Në videon e publikuar në Instagram, shihet eskorta që e shoqëron këngëtaren drejt aeroportit “Adem Jashari” para largimit nga Kosova.

“Një moment i vogël që pata me veten, pas një koncerti mahnitës”, ka shkruar Rita në videon e publikuar në instagram.

https://www.instagram.com/p/BfW5R0YHEBM/?taken-by=ritaora

Link: https://www.instagram.com/p/BfW5R0YHEBM/?taken-by=ritaora

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BfVjgoMnZWJ/?taken-by=ritaora