Home Aktualitet Çudira shqiptare! Ambulanca bllokohet për t’i hapur rrugë trupit diplomatik
Çudira shqiptare! Ambulanca bllokohet për t’i hapur rrugë trupit diplomatik
0

Çudira shqiptare! Ambulanca bllokohet për t’i hapur rrugë trupit diplomatik

0
0

Na ndodh rëndom teksa qarkullojmë në kryeqytet që të degjojmë një sirenë ambulance, në modalitetit SOS, teksa ushton për minuta të tëra pa pasur kurrfarë mundësie që të bëjmë diçka, sepse jemi tërësisht të bllokuar në trafikun e rënduar.

Eshtë infrastruktura e papërshtatshme, rrugë pa korsi emergjence dhe mundësi alternative qarkullimi që çon në skandale të tilla, të cilat nëse nuk do ishin jetë njerëzish në mes, do ishin tejet qesharake.

Një ndër shembujt më skandaloz, të diskutuar shumë gjatë dy ditëve të fundit, është ai i xhiruar nga një kamera amatore, në kryqëzimin krahas Piramidës në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, Tiranë.

Një autoambulancë, me sirenë të ndezur, në modalitetit “Rrezik për jetën”, i cili njihet në kodin rrugor si një sirenë me prioritet në qarkullim, qe bllokuar mes makinash të tjera. Pozicioni konkret i saj qe përball me Ambasadën Ruse dhe aty qëndroi për minuta të tëra bashkë me shumë mjete të tjera, bllokuar nga efektivë të Policisë Rrugore, të cilët në shkelje me Rregulloren e Qarkullimit në Rrugë, bazuar në Kodin Rrugor të Republikës së Shqipërisë, i dhanë prioritet një delegacioni. Duke rrezikuar jetën e një qytetari.

Ky nuk është rasti i parë dhe sigurisht një arbitraritet i tillë, nuk vjen shumë nga rradhët e Policisë, se sa si pasojë e urdhrave të eprorëve.

https://www.facebook.com/tch.fiksfare/videos/576677709373605/

Video&Foto: https://www.facebook.com/tch.fiksfare/videos/576677709373605/

Burimi i lajmit: Top Channel