Home ShowBiz Vivian Biagioni zëri i Shqipërisë , dëgjohet dhe në Itali
Vivian Biagioni zëri i Shqipërisë , dëgjohet dhe në Itali
0

Vivian Biagioni zëri i Shqipërisë , dëgjohet dhe në Itali

0
0

Eshtë vetën 14 vjeç dhe që tani punon fort për të strukturuar ëndrrën e saj skenike. Ajo quhet Vivian Biagioni dhe është një vajzë simpatike me dy shtetësi, shqiptare dhe italiane. Aktualisht jeton në kryeqytet dhe ka vendosur të provojë veten në “The Voice Kids”
Ka dalluar që herët për zërin e saj dhe talentin natyral, për të cilin profesori i saj këshilloi prindërit për ta dërguar në shkollë për kanto, aty ku prirja e saj do mund të latohej në mënyrë profesionale. Mirëpo skepticizmi prindëror për profesionet që lidhen me skenën dhe ekranin, duket se ka prekur edhe mamanë e Vivianit, e cila fillimisht hezitoi ta dërgojë vajzën në shkollë muzike.
Ndonjëherë pritshmëritë e prindërve ndaj fëmijëve janë për profesione dhe zanate me më shumë këmbë në tokë, por kur pasioni është i madh, të rrëmben ndaj hapi rrugën.
Kësisoj Vivian Biagioni u angazhua në lëmin e muzikës dhe sukseshëm duhet thënë.

Pasi ka qënë pjesëmarrëse në një shumllojshmëri aktivitetesh lidhur ngushtë me muzikën dhe këngën. Si Festivali Junior i vitit 2016-tës dhe ai i 2017-tës. Po ashtu ajo ka qenë finaliste në një aktivitet me prestigj si Sanremo Junior në Itali.
Nuk mbaron me kaq, sepse Vivian ka qenë Fituese e çmimit te 3-të në “Voice For Music” , Itali , Romë
Por talenti artistik i Vivian nuk është i kufizuar vetëm në kanto, pasi ajo është sprovuar sukseshëm edhe si aktore në filmin “Elvis Walk Home” , të regjisorit të mirnjohur Fatmir Koçi . Në këtë film ajo pati rolin e Jetës një vajze kosovare.

Kur zëri i saj u dëgjua në “The Voice Kids Albania”, juria reagoi e mrekulluar dhe
Vivian zgjodhi Skuadren Gjoka .
Eshtë nder të kesh trajner legjendën e muzikës shqiptare Aleksander Gjoka, shprehet Vivian.
14 vjeçarja Vivian Biagioni merr pjesë në “The Voice Kids Albania” , si një format televiziv ndërkombëtar.
Italia ende nuk e ka patenten e The Voice Kids e për kët arsye, ky program ndiqet shumë edhe nga shikuesit italian dhe shqipetarët në Itali.

 

Link: https://www.youtube.com/watch?v=Z_lrEbrfcKA&feature=youtu.be

Link: https://www.youtube.com/watch?v=CmjlKqDVuzg&feature=share

Burimi i fotos kryesore: https://www.youtube.com/watch?v=CmjlKqDVuzg&feature=share