Çështjet parimore gjithnjë i bëjnë bashkë njerëzit dhe angazhimi për disa arsye madhore është mbi të gjitha detyrë qytetare. Një ndër këto çështje që nuk duhet anashkaluar është edhe kujdesi ndaj kafshëve. Moderatorja e mirnjohur Roza Lati, në instastoryn e saj ka treguar historinë e hidhur të një qeni, të cilin fillimisht e varën me tel, në një lartësi mbi 5 metra. Pasi teli u këput, ky qen fatkeq, bëri një fluturim në rënie të lirë, për tu shpëtuar me pas nga disa kalimtare të rastit të cilët i siguruan ndihmën e specializuar.
Raste të tilla ka plotë dhe gjithnjë kanë një dozë dramatike dhe makabre në vetvete. Mënyra se si i trajtojmë kafshët tregon se sa realisht njerëz jemi.
Link: https://www.instagram.com/roza_lati/
Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BfBMqqZBhjW/?taken-by=roza_lati