Home ShowBiz “Attention” e ekzekutuar plot mjeshtëri. Mos ia ndani sytë Vivian Biagionit!
“Attention” e ekzekutuar plot mjeshtëri. Mos ia ndani sytë Vivian Biagionit!
0

“Attention” e ekzekutuar plot mjeshtëri. Mos ia ndani sytë Vivian Biagionit!

0
0

Aleksandër dhe Renis Gjoka duhet të ndihen krenar për punën e bërë me skuadrën e tyre që rrezaton talent por edhe ambicie.
Performanca e Vivian, Anjezës dhe Kleansës u karakterizua nga një energji dhe pathos të spikatur që e shohim të shpaloset të gërshetimin e jashtzakonshëm që kanë realizuar me zërat e tyre tre vajzat e talentuara.

Diçka jashtë së zakonshmes është edhe kreshendoja në përshkallëzim, realizuar me tre zëra gjatë ekzekutimit të këngës “Attention” nga Charlie Puth.
Kjo figurë mjaft komplekse, por e realizuar me aq mjeshtëri, lehtësi dhe sintoni të jashtzakonshme provon më së miri potencialin e mbledhur rreth skuadrës Gjoka.
Një detaj që nuk duhet lënë mënjanë, është se duket qartë që boshti rreth të cilit vijnë dy zërat e tjera, është zëri i Vivian.

Ajo e filloi këngën me hap të sigurt që në tingujt e parë.
Kështu shtroi terren edhe për vajzat që ti vijnë pas duke e ndjekur e duke u mbështetur tek vetë stoiciteti me të cilën ajo mbështjell performancën. Më pas, pikat mbi I, i vendos po Vivian në fund të këngës, të cilën e mbyll ashtu siç e nisi, plot stil dhe klas artistik. Veç të tjerash, këtu duket qartë edhe puna e shkëlqyer e “vocal couch” trainerit për vokalin, Gent Myftaraj.
Kapitenët e vlerësuan lartë këtë performancë të Vivias pasi ajo dominoi bindshëm duke kaluar në fazën tjetër, në atë të Netëve “Live”.
Po shohim të rritet dita ditës një yll i së ardhmes. Bravo Vivian Biagioni!

Link: https://www.youtube.com/watch?v=oowg-p8iD-k

viv 1

viv 2

viv

viv 4

Burimi i fotos kryesore: © Top Channel