Home ShowBiz Alban Skënderaj ndaloi koncertin, për të suprizuar Sidorelën. Reagimi i saj është i jashtzakonshëm
Alban Skënderaj ndaloi koncertin, për të suprizuar Sidorelën. Reagimi i saj është i jashtzakonshëm
0

Alban Skënderaj ndaloi koncertin, për të suprizuar Sidorelën. Reagimi i saj është i jashtzakonshëm

0
0

Emisioni “Shqiptarët për shqiptarët” në “News24” ka një tjetër surprizë të madhe për të.

“Shqiptarët për shqiptarët” udhëtoi sërish në Gramsh, tek banesa e Hasanit. Për stafin e emisionit ka gjithmonë një arsye për t’u kthyer atje, tek Sidorela dhe Aisha. Motrat janë gëzuar shumë këtë javë.

“Kam filluar të bisedoj me mamin, më kishte munguar shumë të bisedoja më zë të ulët më të pasi gjithmonë kur flisja me mamin ngrija zërin. Mami dëgjon shumë mirë tani”, thotë Sidorela.

“Tani shtëpia sikur ka rënë që qetësi, nuk ka më zhurmë si më parë”, thotë Hasani duke qeshur.

Nga ana tjetër, e ëma e Sidorelës dhe Aishë thotë se: “Tani i dëgjoj vajzat çfarë më kërkojnë dhe çfarë më thonë”.

Vajzat ndryshimin e së ëmës e kanë ndier qysh në momentin që hyri në banesë pas kthimit nga Tirana, ku ishte kuruar për përmirësimin e dëgjimit.

“E ku ka më bukur zgjohemi në mëngjes, pimë të treja kafen me mamin, llafosemi normalisht pa i bërtitur njëra-tjetrës që të merremi vesh siç bënim më parë”, thotë Aishja.

“Babi kishte shumë halle që i rëndonin, por tashmë çdo gjë është rregulluar, kjo falë shqiptarëve, falë Elvisit, Sidritit”, thotë me sytë që i qeshin Sidorela.

Në fakt, biseda për dëgjimin e së ëmës së Sidorelës kishte për qëllim që ajo të hutohej paksa, dhe të mos kuptonte një tjetër surprizë të madhe që “Shqiptarët për shqiptarët” kishte përgatitur për të.

Atë mund ta ndiqni të plotë në videon e mëposhtme:

Link: https://www.youtube.com/watch?v=nrTZLL6Brd0

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/Bf_R3_vHBdS/?taken-by=albanskenderaj