Bes Kallaku për 8 Mars mund të ketë bërë ndër dedikimet më të ndjera, por fakt është që ai la jashtë këtij urimi të motrën Anën.
Besi ka shkruar tekstualisht:
“ Gëzuar 8-Marsin, Nëna Shpresa) që më linde, më dhe jeten, Ija që më rrite me lule dele, Xhensila që më lumturove ditët”.
E motra i’u kundërpërgjigj me një koment shumë pikant ku lexohet qartë hatërmbetja: “Po mua lopa më ka bërë”. Hajt se flasim zemra e motrës”.
Pas këtij komenti ka ardhur edhe përgjigja emocinonuese e Besit. “Ti je akoma e vogla ime, ajo që të rrita unë dhe nuk të shoh dot si grua, por si e vogla e ‘bait vet’. Të do vllai shumë”.
Besi e ka shprehur shumë herë publikisht se është shumë i lidhur me motrën e tij dhe për të është kujdesur që fëmijë.
Link: https://www.instagram.com/p/BgD3hEaAvWU/?taken-by=bes_kallaku
Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/Bfi5ltigN1o/?taken-by=bes_kallaku / https://www.instagram.com/p/BaZR3KhhUpR/?taken-by=ana_kallaku