Rrezikoi burgun sepse ushqeu një të pastrehë. Pamjet e filmuara do iu lënë pa mend
E gjeti në mes të katër rrugëve dhe e futi në një “fast food” për t’i ofruar diçka për të ngrënë edhe pse ai nuk i kërkoi asgjë. Kështu filloi ngjarja e bërë virale në facebook.
Porsa e panë të pastrehun, personeli i Mc Donald’s i thanë tekstualisht se ai nuk mund të ushqehej aty madje ata fillimisht i refuzuan shërbimit. Më pas dikush nga personeli, me pretendimin se po shqetësohen klientët, lajmëron policinë, e cila ja beh, për t’i ndërprerë vaktin të gjorit edhe pse ai nuk kishte kryer asnjë veprim të paligjshëm.
Sakaq personi që e ftoi endacakun në restorant, filmoi gjithçka dhe nuk ka hezituar t’u përvishet me fjalë fyese si menaxherit të lokalit edhe oficeres së policisë, e cila e urdhëron të dalë menjëherë nga lokali, pa e përfunduar ushqimin. Qytetari këmbngul për një rimbursim të fatyrës, por kjo i refuzohet.
Megjithatë zotëria nuk heq dorë. Pasi del nga restoranti, e fton sërisht endacakun në një restorant tjetër.
https://www.facebook.com/100009579155336/videos/1931110113884942/
Video&Foto: https://www.facebook.com/100009579155336/videos/1931110113884942/