Home Aktualitet Ndahet nga jeta i jashtzakonshmi Stephen Hawking
Ndahet nga jeta i jashtzakonshmi Stephen Hawking
0

Ndahet nga jeta i jashtzakonshmi Stephen Hawking

0
0

Stephen Hawking vdiq natën e të mërkurën. Ai ishte si “rockstar” midis shkencëtarëve. Ndryshe nga parashikimet mjeksore ai u shua 76 vjeç.

Stephen William Hawking, fizikanti dhe astrofizikanti nuk rron më. I lindur në Oksford në fillim të 1942, vdiq të mërkurën mbrëma në Kembrixh. Hawking la pas tre fëmijë të rritur dhe tre nipër e mbesa. Britaniku ishte ndoshta shkencëtari më i famshëm bashkëkohor, i cili përveç librave të tij të njohur shkencor ka kontribuar gjithashtu në trajtimin e sëmundjes së tij të pashërueshme: Hawking vuante nga skleroza laterale amyotrophic.

Çmime të shumta dhe arritje prestigjoze:

Libri i tij i vitit 1988 “Një histori e shkurtër e kohës” mbi çështjet kozmologjike u bë bestseller. Më shumë se 15 milionë kopje u shitën në dhjetra gjuhë të ndryshme. Autobiografia e Hawking “Historia ime e shkurtër” u botua në vitin 2013.

Gjatë karrierës së tij unike Hawking ka marrë medalje, tituj nderi dhe çmime të shumta. Në vitin 1974, në moshën 32 vjeçare, ai u bë anëtar i Shoqërisë Mbretërore, e cila në vitin 2006 i dha atij medaljen e Copley. Në vitin 1979 Hawking u nderua me medaljen Albert Einstein, në vitin 1988 ai u bë komandant i Perandorisë Britanike. Presidenti amerikan Barak Obama i dha studiuesit të vitit në 2009-ën Medaljen Presidenciale të Lirisë, një nga dy çmimet më të larta civile në Shtetet e Bashkuara. Edhe pse Hawking ishte ateist, ai u pranua në Akademinë Papnore të Shkencave në vitin 1986.

Me vdekjen e tij, bota humb një ndër personalitetet më të shquar shkencor të të gjitha kohërave.

https://www.instagram.com/p/55eafOqiKG/?taken-by=stephen_hawking_

Link: https://www.instagram.com/p/55eafOqiKG/?taken-by=stephen_hawking_

https://www.instagram.com/p/4cicQuqiJ-/?taken-by=stephen_hawking_

Link: https://www.instagram.com/p/4cicQuqiJ-/?taken-by=stephen_hawking_

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/62jV5gKiJq/?taken-by=stephen_hawking_

Burimi i lajmit: https://m.heise.de/newsticker/meldung/Stephen-Hawking-ist-tot-3994039.html