Pas telenovelës së ofezave të ndërsjellta, Ilda Bejleri dhe Mustafa Nano, do ballafaqohen në gjyq.
Ky është vendimi drastik, marrë moderatorja Bejleri teksa e quan Muç Nanon një polic të penduar, që kërkon që të tërheq vëmendjen për më shumë audiencë.
‘’Me policin e penduar shihemi në gjyq. Askush nuk ka të drejtë që ti flasë një njeriu me atë gjuhë, aq më tepër në një ekran televiziv. Të gjithë ju që shqetësoheni për veshjet, a keni pyetur ndonjëherë veten se me çfarë gjuhe po i mësojmë të flasin fëmijët tanë?!”, shkruan Ilda në një reagim të saj në Instastory, teksa shton se nuk jetojmë në Albanistan.
Vetem pak ditë më parë, Mustafa Nano në emisionin e Arian Çanit i kërkoi falje Ilda Bejlerit, pas kritikave për veshjen që i beri në emisionin e tij “Provokacija”.
Gjatë emisionit “Zonë e Lirë”, Nano sqaroi se nuk ka asgjë personalisht me moderatoren, por me fenomenin e veshjes. “Unë nuk e prisja të përmendje emrin e Ilda Bejlerit. Unë nuk kam punë me të, s’më lidh asgjë me të dhe as nuk dua ta njoh. Unë i kërkoj falje nëse më ka dalë nga goja ndonjë gjë që nuk duhet”, ka thënë Nano. Por nuk ka nguruar të shtojë se “Ajo është një qenie më vulgare se veshja e saj”. Kjo sigurisht që ka irrituar Bejlerin e cila vendimin e saj kategorik e ka publikuar edhe në Instagram.
Link: https://www.instagram.com/ildabejleri/
Burimi i fotos kryesore: https://www.facebook.com/photo.php?fbid=10152477534014232&set=pb.681914231.-2207520000.1521452959.&type=3&theater / https://www.instagram.com/p/BgBw0SShzzi/?taken-by=ildabejleri