Marina sot është një profesioniste që po përjoton majat e karrierës së saj. Në televizion është një personazh shumë i spikatur për kontributin e saj dhe padyshim që është një ndër femrat më seksi të ekranit.
Por kujtojmë se Marina Vjollca e ka filluar karrierën e saj si velinë e “Fiks Fare”.
Dje në “Pop culture” është transmetuar një video ku shfaqej Marina asokohe gjatë një interviste ku pyetet sa lekë do jepte për të fituar “Shtojzovallet”, ku zgjidheshin velinat e “Fiks Fare”.
“4 milionë”, përgjigjet Marina ndërsa Kozeta Kurti që e udhëhiqte atëherë këtë emision veror, tregoi e ftuar në “Pop Culture” se Marina për pak mund ta humbiste shansin për t’u bërë velinë pasi ishte regjistruar me vonesë.
“Marinën e mbaj mend me shpirt shumë të bukur, jo koshiente për bukurinë që kishte sepse në përgjithësi vajzat e asaj moshe e shfrytëzojnë bukurinë, ajo kishte mirësi”, sqaron Kozeta Kurti.
Link: https://youtu.be/xn3Lld0hD_E?t=344
Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BfjNpsxFQRZ/?taken-by=marina_vjollca