0
0
Çifti i famshëm Ermal Mamaqi dhe Amarda Toska u bënë prindër për së dyti para pak ditësh.
Ylli i ekranit solli në jetë një vajzë, dhe ende pa kaluar një javë vogëlushja u bë kryetema e mediave rozë.
Duke qenë një ndër çiftet më të pëlqyera në showbizin shqiptar, padyshim dhe interesi ishte i madh për vogëlushen e sapo ardhur në jetë. Ditën e sotme Ami ka postuar foton e parë me vajzën e saj, e cila quhet Sia.
“Dore per dore, 2 shoqe, gjithe jeten! #siaime” shkruan Ami, ndanë fotos që nuk e shfaq fytyrën e vajzës.
https://www.instagram.com/p/BgjhRZ_FW0s/?taken-by=amardatoska
Link: https://www.instagram.com/p/BgjhRZ_FW0s/?taken-by=amardatoska
Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BeN7CYmFLcy/?taken-by=amardatoska