Mbrëmjen e djeshme startoi edicioni special i “Dancing With The Stars” nën drejtimin e aktores bukuroshe Almeda Abazi.
Po ndërsa dukej se gjithçka siç në çdo edicion ku prezantohen konkurrentët dhe vijojnë garën, këtë mbrëmje ka ndodhur diçka e pazakontë. Aktori Jul Deda ndërkohë që ishte duke interpretuar e ka ndërprerë kërcimin në mes dhe është drejtuar për tek juria. Ai ka nisur të justifikohet duke ja hedhur “fajin” jurisë”.
Për Alfred Kaçinarin u shpreh se nuk kuptonte çlidhje kishte me kërcimin, për aktoren Ema Andrea u shpreh se e kishte vlerësuar, kurse për Ilir Shaqirin se kishte vite në emigracion dhe që asnjëherë nuk i kishte thënë një fjalë të mirë.
Por surpriza e vërtetë ishte kur Juli mori një karrike dhe u ul pranë jurisë, aty u zbulua se do të jetë anëtari i katërt i jurisë dhe konkurrent këtë vit. Që nga java e ardhshme edhe ai si anëtarët e tjerë do të nisë të japë pikë për Vipat e tjerë.
Link: https://www.instagram.com/dwtsalbania/
https://www.instagram.com/p/Bgrne-MgWP1/?taken-by=juldeda
Link: https://www.instagram.com/p/Bgrne-MgWP1/?taken-by=juldeda
Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BgrbEgLgEvR/?taken-by=juldeda