Home Aktualitet Video tragjike shokon guvernatorin. Uber humb liçensën në Arizona
Video tragjike shokon guvernatorin. Uber humb liçensën në Arizona
0

Video tragjike shokon guvernatorin. Uber humb liçensën në Arizona

0
0

Deri tani, Arizona ka qenë tolerante ndaj kompanive që kërkojnë të provojnë makina autonome (pa drejtues) në rrugët publike. Tashmë guvernatori i shtetit amerikan ka tërhequr lejen për “test drive” për kompaninë Uber.

Tetë ditë pas një incidenti tragjik, kur një automjet me sistem drejtimi autonom, i mori jetën një këmbësore në Shtetet e Bashkuara, Guvernatori i shtetit amerikan të Arizonës e ka ndaluar operatorin të ushtrojë testimet e tij në këtë shtet. Sipas raportimeve bërë nga New York Times, Doug Ducey, në lidhje me këtë çështje lëshoi një deklaratë të hënën në mbrëmje.
Menjëherë pas aksidentit, vetë Uber hoqi dorë nga testimet në Arizona dhe zonat e tjera të testimit në San Francisko, Pittsburgh dhe Toronto. Kompania siguroi se do të vazhdojë të bashkëpunojë me autoritetet për të sqaruar aksidentin dhe për të marrë përgjegjësitë e saj. Por mesa duket kjo nuk ka mjaftuar.

Vetë guvernatori mësohet të jetë shokuar nga video e bërë publike nga autoritetet policore dhe me anë të një vendimi të veçantë ka revokuar lejen e testimeve të Uber në Arizona.

https://www.facebook.com/TempePolice/videos/2337144116311806/

Link: https://www.facebook.com/TempePolice/videos/2337144116311806/

Burimi i fotos kryesore: https://stocksnap.io