Home ShowBiz Ami dhe Ermali, set fotosh artistike vajzës së vogël
Ami dhe Ermali, set fotosh artistike vajzës së vogël
0

Ami dhe Ermali, set fotosh artistike vajzës së vogël

0
0

Ami dhe Ermali tashmë prej disa muajsh janë bërë me një vajzë të vogël bukuroshe që quhet Sia.

Siç duket, këtë ditë të bukur e plot diell, mami Amarda ka vendosur që ta kalojë në mënyrën më të mirë të mundshme, duke i kushtuar kohë të vegjëlve të saj, Joelit dhe Sias. Ajo ka zgjedhur studion fotografike të Rezarta Shkurtës, për të realizuar sesionin e parë fotografik profesional për më të ëmblën e familjes, Sian, e cila erdhi në jetë në datë 12 Mars.

Ami nuk ka preferuar që të zbulojë shumë nga portreti i së bijës, por ne arrijmë të dallojmë përmes fotos se ajo është një bebushe e bukur me shumë flokë, ndërkohë që mini skena e fotografisë, është një lule e madhe dhe Sia në mes të saj. E entuziasmuar nga ideja, ajo ka shkruar në foto: “Rezarta Shkurta, je artiste”!

Le të shohim nëse Ami do të vendos të publikojë në ditët në vazhdim, më shumë foto nga ky set!

1749365671912215473_981642454

Link: https://www.instagram.com/amardatoska/

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BgNwQv-FmC6/?taken-by=ermalmamaqiofficial