Ronela Hajati me anë të një postimi në Instagram me një look shumë të veçantë, po përpiqet të promovojë këngën e saj të re.
Ajo ka postuar edhe një foto mjaft ekstravagante mbi të cilën shkruan “Përrallë”. Në pamjen e parë ajo të fut të dridhurat me brirët e mëdhej në ball, por si pjesë e maskimit ato krijojnë një tjetër personazh me fytyrën e Ronelës.
Këngëtarja ka marrë qindra komplimenta në këtë foto, por ka edhe nga ata që kjo paraqitje paksa djallëzore nuk u ka pëlqyer shumë. “Lutju dreqit për pak famë”, i shkruan një komentues dhe një emoji me gishtin e mesit.
Ronela nuk e ka shmangur replikën: “Po do bëjë një sakrificë me gjak ditën e martë datë 13 dhe do të ta marr këtë gishtin tënd dhe do të ta fus…në hundë hahahaha”.
Link: https://www.instagram.com/p/BhGuNX1nZ1c/?taken-by=ronelahajatiofficial
Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/Bf1SmD_npi4/?taken-by=ronelahajatiofficial