Muzika e saj i ka dhënë shumë famë dhe sigurisht përgjegjësi që në moshë të herët, pasi ajo është vetëm 22 vjeç. Enca pas publikimit të videoklipit më të fundit me skena seksi dhe zhveshje, ka qenë shumë e komentuar. Pjesë e këtij klipi ishte edhe modeli italian Pierluigi Fracassi.
E ftuar në emisionin “Rudina” Enca foli jo vetëm për këngën e saj më të re, por edhe për jetën e shtrenjtë që përflitet se bën. Ajo tha se gjithçka e ka arritur falë punë së saj, projekteve të shumta muzikore dhe koncerteve si brenda dhe jashtë vendit.
“Kam fituar shumë dhe siç kam shpenzuar shumë, mbi të gjitha, investim për projektet e mia. Jam ndoshta ndër të vetmet artiste shqiptare që i kushtoj kaq shumë rëndësi këngëve dhe klipeve, që shkojnë në çmime shumë të larta. Me shpenzimet më ndihmon shumë edhe mami”, u shpreh Enca në emisionin “Rudina”.
Këngëtarja 22-vjeçare zbuloi se shpenzimi më marramendës që ka bërë me paratë e fituara është blerja e shtëpisë.
“Më i madhi ka qenë shtëpia, e cila vijon të jetë në ndërtim. Kjo ka qenë blerja më e madhe deri tani. Kam vendosur që në Tiranë të jetoj në një shtëpi timen. Është në një lagje private në Tiranë. Kam menduar që shpenzimet më të vlefshme shkojnë tek shtëpitë. Nuk jam e dhënë pas makinave, bizhuterive. Jam duke përfunduar mobilimin. Më ka ndihmuar një arkitekt. Shtëpia është e bardhë, shumë klasike.”, u shpreh me entuziazëm Enca.
Link: https://www.youtube.com/watch?v=Q8Jg10JDZkU
Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BhKIyFUnROq/?taken-by=enca