Kimikati rrëfen për dhunën në familje: “Im at është polic dhe zanatin e ka sjellë në shtëpi”
Olsi Bylyku, ose ndryshe Kimikati është një ndër personazhet e “Portokalli” që po i ngjit shkallët e suksesit me shpejtësi. Batutat dhe situatat komike me një tip si ai, janë gjithnjë të pranishme.
Mbrëmjen e djeshme ai qe e ftuar në “Top show” ku veç angazhimeve profesionale, foli pak për jetën private dhe për fëmijërinë gjatë së cilës, pohoi se i ati e dhunonte.
Im at ka qenë polic dhe huqet e zanatit i sillte në shtëpi. rrihte dikë në punë më rrihte edhe mua në shtëpi, ka thënë Kimikati si me të qeshur.
Më pas ai ka lënë mënjanë humorin dhe tha se babai i tij është ndër burrat më të urtë që njeh dhe se është invalid. Sa herë që ai bën një material të mirë komik, i ati ndjen një përmirësim shëndetsor.
Link: https://www.youtube.com/watch?v=fvmHxlAMud0
Burimi i fotos kryesore: ©Top Channel