Prej kohësh në televizionet tona emisionet kanë filtra defektivë, ose të paktën kështu perceptohen.
Duke marrë shkas nga pyetjet që bëjnë në emisionin ‘’Në kurthin e Piter Pan” të Alketa Vejsiut, blogeri Olti Curri ka reaguar ashpër. Ai thotë se fëmijët e moshave 4-10 vjeçare nuk kanë se pse të bëjnë pyetje që lidhen me paratë.
Curri shkruan se sa më shumë i ndyjmë mendjen fëmijëve me terma të tilla aq më llum do të jetë dhe e ardhmja e tyre.
Postimi:
Ne qofte pyetje e mesuar femijeve nga skenaristet, eshte turp profesional.
Ne qofte pyetje e mesuar nga vete prinderit e femijeve eshte turp personal.
Ne te dyja rastet eshte deshtim njerezor i atyre njerezve qe ne qofshin me komplekse apo te frustruar personalisht ndaj punes, arritjes, shkelqimit apo suksesit profesional apo personal te dikujt nuk duhet ta transmetojne tek femijet. Ata (te pranishem ne keto formate) jane ne nje moshe 4-10 vjeç ku paraja duhet te jete ne kufinjte e subjektives, te njihet si mjet por jo si qellim.
Femija nuk ka dhe ne nje shoqeri civile nuk ka çfare i duhet burimi i parave, menyra e fituar kur perballe ka artiste kengetare prezantues apo çfaredo lloj profesionisti. Femijet vete kane nje perceptim qe me pak leke blihen pak gjera me shume leke blihen shume gjera, kaq.
Sa me shume i ndyjme mendjen e femijes me keto terma, aq me llum do jete e ardhmja e tyre.
Skenariste, organizatore, prinder…duket qe pyetja mbi leket e Agneses dhe Ledines ishte nje kureshtje e semure, zili apo thashatjemnaje e juja.
Nuk e di ku leshin e Currit jane keto shoqata psikologesh qe jane gati te protestojne apo shfaqen publikisht me shpejt per nje film vizatimor japonez sesa per kete “vrasje” qe po i behet ne ekran femijeve…!
Link: https://www.facebook.com/OltiCurrifanpage/
Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BhURjylg8Wa/?taken-by=olticurri