Home ShowBiz I thonë të largohet nga televizioni, reagon e indinjuar Fiori Dardha
I thonë  të largohet nga televizioni, reagon e indinjuar Fiori Dardha
0

I thonë të largohet nga televizioni, reagon e indinjuar Fiori Dardha

0
0

Pak ditë më parë moderatorja e njohur Fiori Dardha shprehu hapur mospëlqimin e saj për zgjedhjen e Hervin Çulit në postin e drejtorit të Teatrit Kombëtar. Por mesa duket ka pasur edhe nga ata persona që nuk kanë qenë dakord me mendimin e Fiorit.

Një ndjekës i saj në ‘Instagram’ i ka bërë një pyetje të drejtpërdrejtë: “Ashtu si drejtori i Teatrit Kombëtar duhet të ndërrohet, nuk mendon që edhe figurat e televizionit si ty dhe të tjerë duhen ndërruar?”. Por pas kësaj nuk ka munguar edhe përgjigja e menjëhershme e moderatores. “Drejtori i Teatrit paguhet me taksat tona (edhe të miat). Unë punoj në një televizion privat dhe në momentin që puna ime nuk shkon mirë, nuk më kursen askush. Më largojnë direkt! Televizionet janë përherë në kërkim të figurave të reja, por kjo nuk do të thotë që kush ka vite në ekran duhet të largohet. Kam bërë audicione pafund në jetën time. Në shumicën e rasteve kam fituar. Me krenari e them që në profesionin tim nuk më ka falur askush asgjë! Çdo gjë e kam fituar me talent e punë. Guxoni! Vini veten në provë! Mos kini zili suksesin e tjetrit”, – ka shkruar Fiori.

auto_Screenshot_2018-04-12-23-59-42-1-246x4001523826485

auto_30185294_583931358638865_1616328413_n1523826491

Link: https://www.instagram.com/fioridardha/

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BhZpZmlBMsWL08ZwgxqUPY9UDmYyuo2V3pG-MU0/?taken-by=fioridardha