Në emisionin “Thumb” të Aulona Mustës dhe Fatma Haxhialiutka qenë e ftuar një personazh shumë ekstravagant si moderatorja Roza Lati.
Bukuroshja bjonde, njihet si një personazh pa komplekse dhe që në intervistat e saj zgjedh të flasi hapur për çështje të ndryshme. Moderatoret e kanë pyetur Rozën nëse gjatë karrierës së saj televizive është ndjerë ndonjëherë e kërcënuar apo nëse e kanë ngacmuar.
Roza ka treguar se një episod i tillë i ka ndodhur gjatë kohës kur ka qenë moderatore në televizionin Agon Channel.
“Jam ndjerë e ngacmuar. Në Agon Channel drejtori artistik, ishte italia,n më pa në audicion që unë luaja me kameran dhe më tha : Ti je një bishë e televizionit, të dua këtu.
Më shkruajti inbox në Facebook një poezi në anglisht. Unë i thashë po bëj sikur se kam lexuar këtë. Nga kjo përgjigje imja ai më ktheu mbrapsht çdo regjistrim. Unë për t’i treguar sa e aftë jam, edhe pse rrogën e merrja për një emision bëra dhe 3 të tjerë për t’i thënë atij shiko kush jam unë dhe talentin tim se mohon dot.”,– u shpreh Roza.
Link: https://youtu.be/X0pALolV5q0?t=932
Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BgZk3IRHTrK/?taken-by=roza_lati