Home ShowBiz Përmes dhimbjes GupMan sjell këngën “Unë & Ti”, këngë kjo e bazuar në ngjarje të vërtetë
Përmes dhimbjes GupMan sjell këngën “Unë & Ti”, këngë kjo e bazuar në ngjarje të vërtetë
0

Përmes dhimbjes GupMan sjell këngën “Unë & Ti”, këngë kjo e bazuar në ngjarje të vërtetë

0
0

 

Çdo dashuri nis fillimet e saj me ëmbëlsi dhe lumturi, por jo çdo herë kjo dashuri mund të qëndrojë mbi këmbët e saj. Por i tillë është fati dhe njerëzit duhet të pajtohen me atë se çka përjetojnë. Këngëtari GupMan arriti që përmes këngës të tregojë një histori dashurie që bazohet në ngjarje të vërtetë. Ai përmes vargjeve ka arritur që të shpalosë dhimbjet e një vajze, dhimbje këto të shkaktuara nga një dashuri e madhe. Ishin lutjet e kësaj vajze që bënë që GupMan të sillte në treg një këngë që do t’i pasqyronte momentet e saj më të vështira në jetë. Kjo kërkesë e kësaj vajze që sipas këngëtarit deshi të mbesë anonime u realizua me shumë mund nga ai.

Përmes një videoklipi ku në fillim prezantohen dy të dashuruar me buzëqeshje në fytyrë, ai arrin që në fund përmes ndarjes së dy trupave të prezantojë dhimbjen e dy personave në dashuri.

“Jo nuk ka dashni, dy zemra nuk janë mo” janë fjalët që tregojnë se në dashuri ka ndodhur ndarje, ku shkak i saj ishte tradhëtia. Përmes fjalëve “po pi, po pi, po pi, kur e di që s’të kam n’shtrat, eja, eja, eja, e vazhdojna si ni vakt”, GupMan tregon qartë për personin që ka tradhëtuar dhe që tani është penduar dhe kërkon që t’i kthehet dashuria e dikurshme.

Kënga ka filluar të dëgjohet dhe të pëlqehet shumë nga audienca.

Këngën me titull “Unë & Ti ( Official Video )”, mund të dëgjoni përmes këtij linku:

Foto & Video: https://www.youtube.com/watch?v=Xuwvz4atvYk