Home ShowBiz A është e dashuruar? Ronela Hajati bën deklaratë të pastër dashurie por pa dhënë shumë detaje
A është e dashuruar? Ronela Hajati bën deklaratë të pastër dashurie por pa dhënë shumë detaje
0

A është e dashuruar? Ronela Hajati bën deklaratë të pastër dashurie por pa dhënë shumë detaje

0
0

Për jetën private ajo është shprehur vetëm me dy fjalë: “Unë nuk e fshe jetën private”, por realisht nuk ka thënë ndonjëherë diçka konkrete.

Mbrëmë, e ftuar në studion e “Rudina” në Tv Klan këngëtarja u pyet nëse është e dashuruar. Ajo tha se për momentin është mirë duke lënë të nënkuptohej se është dikush në jetën e saj, megjithatë as nuk e pohoi dhe as nuk e mohoi një gjë të tillë.

“E mira nuk ka kufi, por unë jam mirë dhe s’para e kam thënë këtë gjë sado që dukem. Të jesh mirë për mua ka shumë rëndësi. Jam e qetë, nuk kam 100 halle dhe probleme dhe jam e fokusuar në punë. Për sa kohë jam e fokusuar në punë, do të thotë që gjërat e tjera janë në rregull. Kështu që kush e mori mesazhin, e mori… Për momentin mua nuk po më prishet qetësia. Unë nuk e fsheh jetën time, por nuk dua të flas sepse po investoj shumë për gjënë që po bëj. Këtu ndonjëherë bëhesh kryefjalë e disa lajmeve dhe unë momentalisht nuk po investoj që të bëhet ai lloj lajmi. Unë nuk po them jam e dashuruar, nuk po them që për mua nuk ekziston asnjë njeri, por thjeshtë nuk dua të flas. Kur gjërat të bëhen publike do të jetë e menduar mirë se unë do bëj dasëm dhe jam shumë pro dasmës së madhe”, tha Ronela.

Link: https://youtu.be/RsyN6UKciOc?t=1688

Burimi i fotos kryesore: ©Tv Klan