Home ShowBiz Dy gratë bëjnë sherr Live për një burrë që s’jeton më
Dy gratë bëjnë sherr Live për një burrë që s’jeton më
0

Dy gratë bëjnë sherr Live për një burrë që s’jeton më

0
0

Të dyja ish-bashkëshorte të të ndjerit Shaqir Avdillari. Drita është bashkëshortja e parë e Shaqirit, e cila ka kërkuar këtë përballje me bashkëshorten e dytë, për shkak të një pasurie.

Drita u përballën me zonjën Sabrije në rubrikën “Shihemi në Gjyq”.

Drita jeton në Itali prej 25 vitesh. Ajo tregoi se është martuar në vitin `84 dhe është ndarë me ish-bashkëshortin në vitin `94, por pa procedura ligjore.

Drita u largua në Itali, pasi iu dha një mundësi për punë, pa bashkëshortin.

Në momentin që vendos për t`u kthyer në Shqipëri, Drita merr vesh se Shaqiri ishte martuar me znj.Sabrije. Në të vërtetë ai veprimet për divorcin i kishte kryer pa praninë e znj.Drita.

Konflikti qëndron në faktin se familja e Shaqirit dhe Dritës, në vitin `91 dhe `92, kur janë ndarë tokat me ligjin 7501, kanë përfituar 2500 metra katrorë tokë.

Dhe kur Drita është ndarë me bashkëshortin e ka lënë tokën bashkë me shtëpinë që ata kishin.

Drita akuzon Sabrijen duke i thënë: “Kjo ma mori burrin se kishte pasuri!”

Sabrija: “Kjo ka qenë e divorcuar, e pashë në gjendjen civile që ai nuk kishte kunorë.

Link: https://youtu.be/99QR0gbE4x4?t=71

Burimi i fotos kryesore: ©Tv Klan