Gent Bushpepa dhe Eleni Foureira janë dy shqiptarët që përfaqësojnë përkatësisht Shqipërinë dhe Qipron në Eurovizion. Mesa duket ata janë takuar në këtë fazë parapërgatitore dhe i kanë dhënë mbështetjen e plotë njëri-tjetrit.
Ka qenë përfaqësuesi i Shqipërisë i cili ka publikuar në “Instagram” një foto me Elenin duke bërë me duar simbolin e shqiponjës.
Mediat kanë përcjellë impaktin pozitiv që interpretimi i Bushpepës ka lenë gjatë promovimit të këngës në disa qytete europiane.
Ermal Meta është një tjetër shqiptar që do e përjetojë emocionin e asaj skene si përfaqësues i vendit fqinj Italisë, në Lisbonë të Portugalisë.
https://www.instagram.com/p/BiQU5VvAfjg/?hl=en&taken-by=eugentbushpepa
Link: https://www.instagram.com/p/BiQU5VvAfjg/?hl=en&taken-by=eugentbushpepa
Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BX6FNnKgeEk/?hl=en&taken-by=eugentbushpepa