Meda është një ndër këngëtarët më të dashur të trojeve shqiptare. Stili i tij artistik i përshtatet më së miri shijeve të publikut të gjerë që e adhuron. Por ai shquhet edhe për një marrëdhënie të shkëlqyer me shumë nga kolegët e skënës.
Mësuam se djali i tij së fundmi ka mbushur një vjeç dhe prindërit i kanë organizuar një festë speciale e sigurisht që i kanë bërë shumë dhurata.
Ditën e gëzuar për familjen e tij, Meda ka dashur ta ndajë edhe me miqtë dhe kolegët. Në fotot e publikuara shohim se festës i janë shtuar edhe Gili e Sinan Vllasaliu, dy emra shumë të mëdhej të skenës, të cilët me praninë e tyre do kenë lumturuar gjithë të pranishmit.
Shumë urime për vogëlushin!
Link: https://www.instagram.com/mehdin_pergjeqaj/?hl=en
Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BdCcgTxAEib/?hl=en&taken-by=mehdin_pergjeqaj