“Vritem me dashni” është një baladë që mbart dhimbje por edhe shpresë. Shpërfaq ndjeshmërinë e një artisti që përgjithësisht e shohim të hareshëm por që padyshim ka edhe trishtimin si pjesë të karakterit.
Por edhe “Gabim” nuk shkon shumë larg këngës së parë si tematikë. Zhgënjimet e dashurisë i kanë përshpejtuar ritmin dhe melodinë por në thelb pakënaqësia për dashurinë e pakëmbyer mbetet.
Fansat i kanë pritur shumë mirë të dy këngët e larpërmenduara pasi Rati nuk e ka kursyer profesionalizmin dhe talentin në to. Po aq sa nuk ka kursyer edhe dëshirën për të sjellë diçka ndryshe e kjo u ka bërë përshtypje publikut. Dy këngë brenda javës, por Rati nuk do e lërë me kaq punën për këtë sezon të ngjeshur me angazhime për të. Arkiva News mëson se ai tashmë i është futur punës për një produksion të tretë, i cili premton sukses. Bëhet fjalë për një bashkëpunim me Amarda Arkaxhiun. Stilet e tyre janë sa të përafërt aq edhe ndryshe, ndaj kombinimi do jetë mjaft interesant.
Link: https://www.youtube.com/watch?v=Ze16tO-CIPw
Link: https://www.youtube.com/watch?v=bEDAMXlG704&t=88s
https://www.instagram.com/p/BiVDltzAySd/?taken-by=rati_rati_origjinal
Link: https://www.instagram.com/p/BiVDltzAySd/?taken-by=rati_rati_origjinal
Burimi i fotos kryesore: https://www.youtube.com/watch?v=Ze16tO-CIPw