Turjan Hyska ka publikuar në ‘InstaStory’ një video, në të cilën i bën thirrje Julian Dedës dhe Albano Bogdos të dobësohen sa më shpejt. Madje ai kërkon ndihmën e të gjithëve për t’ja arritur qëllimit. “Kam një problem shumë të madh si drejtues, nuk po arrij dot që të dobësohen Albano dhe Juli ndaj kërkoj ndihmën tuaj që t’i vëmë në sedër. Bëni video dhe tagg Albanon dhe Julin ku u kërkoni të dobësohen”,-thotë Turi në video.
Megjithatë pas kësaj nuk ka munguar dhe reagimi i Julit. “I dashur Turjan nuk ka nevojë t’i bëni këto sfida me spektatorët. E para nuk ekziston ndonjë sedër e madhe në këtë drejtim se ushqimit nuk i themi jo. Dhe e dyta unë kam filluar të bie. Kam rënë 500 gram deri tani”, – ka thënë Juli me shaka. Nuk dihet se sa serioze është kjo për Albanon dhe Julin, por realisht pak sport nuk do tu bënte keq.
Link: https://www.instagram.com/turjanhysko/
Link: https://www.instagram.com/juldeda/
Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BiC6jPXgRc_/?taken-by=juldeda