Kthimi i saj nga mashkull në femër jo vetëm ka qenë një skup mediatik në Shqipëri, por e shndërroi atë personalisht në një personazh mjaft të diskutuar e komentuar në media.
Ajo është gjithnjë shumë aktive në rrjetet sociale dhe ndonëse larg televizionit, ku qe prezente për disa kohë, ende tërheq vëmendje të madhe për ekstravagancën e saj.
Lajm bëri së fundmi prezantimi që i bëri ajo të dashurit të ri. Por mesa duket Linda ka ndryshuar qëndrim karshi meshkujve. Një nga postimet që tërhoqi vëmendjen mbrëmjen e së premtes, ishte ai kur Linda Rei u shfaq duke puthur një femër.
Ajo ndodhej në një lokal duke pirë në shoqërinë e mikeshave të saj dhe momentet më të çmendura i ka përjetuar me njërën nga mikeshat e saj, me të cilën ka bërë twerk e ka shkëmbyer puthje në buzë.
Link: https://www.instagram.com/lindarei1/
Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BiGeyykg56eefQ990K2mCewm4ZhYUooerVFYm80/?taken-by=lindarei1