Home ShowBiz Skenë e paharrueshme! Djali i kërkon dorën të dashurës në mes të qendrës tregëtare
Skenë e paharrueshme! Djali i kërkon dorën të dashurës në mes të qendrës tregëtare
0

Skenë e paharrueshme! Djali i kërkon dorën të dashurës në mes të qendrës tregëtare

0
0

 

Edi, një djal i guximshëm dhe simpatik, vendosi t’i propozojë të dashurës së tij Nada në sy të të gjithëve, në rubrikën “Ka një mesazh për ty”, në mënyrë që kjo ditë të ishte e paharrueshme për të.

Për ta bërë këtë ai ka zgjedhur hapësirat e një qendre tregëtare në Tiranë.

“Historia ime ka filluar në vitin 2012, isha në universitet, 19 vjeç. Do shkonim me një shok në mbrëmje. I thashë shokut dua të më prezantosh një vajzë. U futëm të dy brenda dhe e dashura e shokut më prezantoi me shoqen e saj. Unë me atë kurrë tha ajo. Më pas në takimin e parë dhamë puthjen e parë. E kishim shumë të vështirë të takoheshim se atë e shoqëronte familja. Pas 3 muajve mora guximin të takoj të atin e saj. Isha skeptik, nuk doja të takonte familjen time sepse kisha shkollën. Kjo gjë vazhdoi për rreth 3 vjet dhe më pas vendosëm me familjen të takonim familjen e vajzës”, tregoi Edi.

Sakaq, në ambientet e qendrës tregtare Edi nxori unazën dhe i propozoi Nadës për martesë. Të gjithë të pranishmit u emocionuan shumë, duke krijuar një atmosferë të magjishme për Nadën e cila mes emocionesh tha “PO”.

Link: https://youtu.be/TDiNsKQNdlw?t=981

Burimi i fotos kryesore: ©Tv Klan