Home ShowBiz Alketa flet për marrëdhënien me vjehrrën. Kam në dorë…
Alketa flet për marrëdhënien me vjehrrën. Kam në dorë…
0

Alketa flet për marrëdhënien me vjehrrën. Kam në dorë…

0
0

Ajo është një ndër moderatoret më të dalluara të ekranit, por sa i përket jetës së saj private Alketa Vejsiu gjithnjë ka qenë e mbyllur hermetikisht. Vejsiu ishte e ftuar dje në “Mos i fol shoferit” ku si rrallëherë ajo ka folur edhe për jetën private, marrëdhënien me bashkëshortin, me vjehrrën.

Për bashkëshortin, Alketa tregoi se është dashuruar me të nga sytë e tij blu duke u shprehur se ka marrë djalin më king të Vlorës. Ndërsa marrëdhënien me vjehrrën, moderatorja e quajti të mrekullueshme duke theksuar se vajzat e zgjuara duhet ta konsiderojnë vjehrrën si njeriun që i ka lindur djalin që dashurojnë.

“I kam të mrekullueshme marrëdhëniet me vjehrrën. Unë mendoj që çdo vajzë e mençur duhet patjetër vjehrrën ta konsideroj si njeriun dhe gruan e mrekullueshme që i ka lindur djalin që dashuron. Kur vjehrra të qëllon e mirë dhe të konsideron si vajzën e shtëpisë sepse ti ke vërtet në dorë lumturinë e djalit, atëherë ky është fat. Unë këtë fat e kam”, tha Alketa.

Link: https://youtu.be/U_7C5JeVv5I?t=519

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BiOpQvnAAV7/?taken-by=alketavejsiu