Luana Vjollca është duke përjetuar majat e karrierës së saj. Profesionalizmi dhe puna e saj e palodhur, plus një paraqitje fenomenale i kanë siguruar asaj vëmendje të jashtzakonshme dhe simpatinë e milionave.
Por kur vjen puna te jeta private, moderatorja është paksa e rezervuar, dhe nuk rrëfen shumë detaje. Së fundmi ajo ka dhënë një intervistë për revistën e huaj “ONN” ku ka rrëfyer më shumë nga jeta e saj.
Sakaq, Luana ka folur për njeriun e shtrenjtë të familjes, babain e saj, për të cilin rrëfen se e ka humbur shumë herët.
“Unë e humba babain kur isha 11 muajshe dhe mamaja na rriti e vetme mua dhe 3 motrat. Fillova punë kur isha 14 vjeç si imazh i një kompanie mode. Isha shumë krenare që mund të siguroja diçka për familjen që në moshë të vogël”, është shprehur bukuroshja.
Link: https://www.instagram.com/luanavjollca/
Burimi i lajmit: https://onn.network/2018/05/21/the-charismatic-luana-vjollca-a-self-made-woman-through-talent-and-hard-work/
Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BgbbsirnYsj/?taken-by=luanavjollca