Home ShowBiz Për herë të parë me vajzën në ekran, Valbona Selimllari jep një mesazh qytetar
Për herë të parë me vajzën në ekran, Valbona Selimllari jep një mesazh qytetar
0

Për herë të parë me vajzën në ekran, Valbona Selimllari jep një mesazh qytetar

0
0

Valbona Selimllari është një nga femrat me të bukura dhe ndër më të komentuarat në showbiz, jo vetëm për anën profesionale, por edhe atë private.

Jetën private ish-Miss Shqipëria, e ka ruajtur gjithnjë larg syrit të publikut, aq sa vonë u mësua që ajo kishte tre fëmijë. Me djemtë, Valbona na ka prezantuar më herët, ndërsa vajzës deri më sot nuk ia kishte treguar fytyrën.

Mirëpo për herë të parë Vivien është shfaqur në ekran këtë të shtunë teksa Valbona jepte një intervistë për emisionin “Elite show”.

“Tani ka filluar të rritet dhe mund ta shoqërojë mamin”, u shpreh Valbona teksa kamera kapi për pak sekonda fytyrën e vogëlushes.

E pyetur nga gazetarja nëse Vivien do bëhet yll si mami, Valbona u përgjigj me një perlë mençurie: “Të bëhet e mirë dhe të ketë ca vlera të tjera, pa ato yjet ikin dhe vijnë, nuk janë aq të rëndësishëm”.

Link: https://youtu.be/MsDzGiJy1R8?t=2948

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BjFXwy7HyTd/?taken-by=valbonaselimllari