Home ShowBiz Nikollë Nikprelaj dhe Albini, babë e bir në bashkëpunim për një hit shpërthyes
Nikollë Nikprelaj dhe Albini, babë e bir në bashkëpunim për një hit shpërthyes
0

Nikollë Nikprelaj dhe Albini, babë e bir në bashkëpunim për një hit shpërthyes

0
0

Jo me kot thonë se lidhja e një babai me të birin është shumë e fortë, dhe kjo dëshmohet çdo herë dita ditës. Një lidhje të këtillë na e kanë paraqitur përmes këngës këngëtari i mirënjohur Nikollë Nikprelaj bashkë me djalin e tij Albinin. Ata të dy kanë sjellur një bashkëpunim shumë frytëdhënës, ku përmes ritmeve verore kanë sjellë një super hit për publikun.
Por kjo nuk është e gjitha, ata përveç këngës, publikut i kanë servir edhe një super videoklip përmes të cilit përçohen ditët dhe netët të nxehta të verës.

“Digje sonte, kalle sonte, se kjo është veç nata jote, digje sonte, kalle sonte, ti je ylli i ksaj bote”, është refreni i këngës që të lë kënaqësi dhe ritëm vallëzimi. Përveç Nikollës që njihet për zërin e tij të veçantë, nuk qëndron pas edhe djali i tij Albini, i cili si duket ka trashëguar muzikalitetin e vokalit nga i ati. Ata të dy i kanë kënduar një ylli që në këtë rast është femra. Klipi sjell shumë pamje verore të cilat ofrojnë tek publiku një freski edhe në ditët më të ngrohta.

Një gjë është e ditur kjo këngë do të dëgjohet gjithandej ku ka shqiptarë.

Arkiva Shqip ju jep kënaqësinë që ta dëgjoni përmes platformës së saj në youtube:

Video&Foto: https://www.youtube.com/watch?v=X9C5VJ6SrUQ