Home Aktualitet Pas nënshkrimit të kontratës me familjen Obama, përdoruesit kërcënojnë me bojkot Netflix
Pas nënshkrimit të kontratës me familjen Obama, përdoruesit kërcënojnë me bojkot Netflix
0

Pas nënshkrimit të kontratës me familjen Obama, përdoruesit kërcënojnë me bojkot Netflix

0
0

Ish presidenti Barak Obama dhe zonja e parë Michelle Obama kanë nënshkruar një marrëveshje shumëvjeçare me shërbimin e transmetimeve streaming Netflix, për të prodhuar shfaqje origjinale.
Kundërshtimi me kahje konservatore në mediat sociale tashmë ka filluar.
Disa po kërcënojnë të anullojnë abonimet e Netflix bazuar mbi këtë lajm.

Nuk është hera e parë: Në muajin mars, shumë konservatorë u zemëruan kur ish-ambasadorja e OKB-së Susan Rice iu bashkua bordit të drejtorëve të Netflix.
Ish-presidenti Barak Obama dhe zonja e parë Michelle Obama kanë nënshkruar një marrëveshje me Netflix për të prodhuar shfaqje televizive origjinale dhe filma, dhe reagimi konservator kundrejt shërbimit streaming ka qenë i ashpër në rrjetet sociale.

Megjithëse bashkëpunëtorët e Obamës kanë thënë se nuk ka gjasa që programet Netflix të jenë haptazi të njëanshëm, ka ende shumë njerëz në mediat sociale që shprehin pakënaqësinë e tyre me lajmin – disa kërcënojnë të anullojnë abonimin e Netflix.

Nuk është hera e parë që Netflix është përballur me reagimin konservator. Në mars, kur ambasadorja Susan Rice u bashkua me bordin e drejtorëve të Netflix, disa abonentë u zemëruan për shkak të deklaratave të pasakta të Rice bërë në 2012 pas sulmit në konsullatën amerikane në Bengazi, Libi.

CEO i Netflix Reed Hastings ka qenë gjithashtu kritik ndaj Presidentit Donald Trump në të kaluarën. Gjatë fushatës presidenciale të vitit 2016, Hastings mbështeti Hillary Clinton dhe bazuar në sloganin Trump “Make Amerika great again” ai tha se “Trump do të shkatërronte shumë nga madhështia e Amerikës”.

“Hillary Clinton është udhëheqësi i fortë që na nevojitet, dhe është e rëndësishme që Trump të humbasë, para se t’i shkasë dheu nën këmbë”, tha Hastings asokohe.

Netflix bëri me dije nëpërmjet twiterit se çifti Obama “hyri në një marrëveshje shumëvjeçare për të prodhuar filma dhe seriale për Netflix”

Link: https://twitter.com/socalred14/status/998606608342044672

Link: https://twitter.com/BooBooNyc/status/998615897303547904

Link: https://twitter.com/tobosbunny/status/998615047864766464

Link: https://twitter.com/briandalynj/status/998617593090068480

https://twitter.com/netteKnows/status/998613592265064454

Link: https://twitter.com/netteKnows/status/998613592265064454

Burimi i fotos kryesore: https://amp-businessinsider-com.cdn.ampproject.org/c/s/amp.businessinsider.com/netflix-backlash-barack-michelle-obama-deal-conservatives-2018-5

Burimi i fotos kryesore: https://www.facebook.com/barackobama/photos/a.10150601538561749.382175.6815841748/10151167874701749/?type=3&theater