Home Aktualitet Blendi Fevziu ikën nga Tv Klan? Ka një detaj me rëndësi që shton dyshimet
Blendi Fevziu ikën nga Tv Klan? Ka një detaj me rëndësi që shton dyshimet
0

Blendi Fevziu ikën nga Tv Klan? Ka një detaj me rëndësi që shton dyshimet

0
0

Ka disa javë që lajmi i largimit të gazetarit Blendi Fevziu nga televizioni Klan, po qarkullon në media.

Emisioni i tij “Opinion”, i cili prej 20 vitesh është ndër më të ndjekurit në Shqipëri, mësohet se do të kalojë transmetimin në Top Channel.
Mirëpo detaji që i përforcoi më së shumti lajmet që qarkullojnë, është ndryshimi i emrit të faqes së tij në Facebook, nga “Opinion Tv Klan” në “Opinion Tv Show”. Palët ende nuk e konfirmojnë një mundësi të tillë, sakaq pritet reagimi i gazetarit Blendi Fevziu në lidhje me këtë çështje. Duke qenë një ndër profesionistët më të rëndësishëm në median shqiptare nëse konkretizohet, lëvizja e Fevziut, ndryshon polet e ndjekshmërisë në televizionet kryesore në vend.

img_2815

Link: https://www.facebook.com/www.opinion.al/

Burimi i fotos kryesore: https://www.facebook.com/www.opinion.al/