Home ShowBiz 10 vjet pas ndarjes nga jeta, Lori Hoxha tregon “tmerrin” e të atit
10 vjet pas ndarjes nga jeta, Lori Hoxha tregon “tmerrin” e të atit
0

10 vjet pas ndarjes nga jeta, Lori Hoxha tregon “tmerrin” e të atit

0
0

Themeluesi i Top Channel Drita Hoxha mbushi dje plot 10 vjet që është ndarë nga jeta. Miqtë e tij më të afërt i dedikuan mesazhe prekëse. Ndërsa Lori Hoxha ishte e ftuar mbrëmë në emisionin “Top Show”, ku u shpreh se për të është privilegj që është vajza e Dritan Hoxhës.

Lori tha se në fillim nuk e kuptonte dot Tanin si gjeniun dhe njeriun e madh për të cilin flisnin njerëzit. “10 vite pa babin është një mungesë shumë e madhe. Unë nuk e dija kush ishte Tani, gjeniu për të cilin flisnin njerëzit. Unë kam qenë vetëm 14 vjeç kur ai iku. Unë e dija që punonte, pasi bënim një jetë të mirë, por nuk e dija që ishte njeri kaq i madh. Pasi ai iku, atëherë e kuptuam”.

Lori zbulon më tej edhe një pjesë të karakterit të Dritan Hoxhës, që jo të gjiithë e njihnin. “Pak njerëz e dinë, por ishte shumë fanatik. “tmerri” i tij ishte që unë po rritesha”, u shpreh e bija, qartazi me emocion.

Link: https://www.youtube.com/watch?v=jmgIIgMxrs8&feature=youtu.be

Link: https://www.youtube.com/watch?v=YCLObnrlz6M&feature=youtu.be

Burimi i fotos kryesore: https://www.facebook.com/tch.topshow/photos/a.10151615066506269.1073741837.144397001268/10155453662486269/?type=3&theater