Për ta mund të thuhet se janë ndër çiftet më të dashura të publikut dhe familja e tyre gëzon simpati dhe respekt të jashtzakonshëm. Fjala është për Andrra Destanin dhe Sinan Hoxhën. Këngëtari i jashtzakonshëm është i njohur në të gjithë trevat shqipfolëse, jo vetëm për artin e tij por edhe për zemërgjerësinë e përkushtimin e rrallë familjar.
Sot çifti festojnë një ditë të veçantë, si sot dy vite më parë u bënë prindër. Djali i tyre Ansi sot mbush 2 vjeç dhe ata janë kujdesur që ta përjetësojnë këtë ditë me një kujtim të rrallë. Një pjesë të këtij kujtimi e kanë ndarë edhe me ndjekësit e tyre online, të shoqëruar me nga një dedikim shumë të ndjerë.
“S’do mundesha kurre te isha mjaftueshem falenderuese per Ty, qe diteve te mia i dhe arsye e jetes sime tjeter kuptim. Urime ditelindjen, thesar i zemres sime! Qielli ka yjet,ndersa une te kam Ty… Gezuar ditelindjen shpirti mamit!”, ka shkruar Andrra
“E kam te pamundur t’i kerkoj Zotit me shume se c’kam sot! E vecanerisht ne kete dite, mora bekimin me te embel me ardhjen tende ne jete,2 vite me pare biri im… Gezuar ditelindjen! Je arsyeja pse frymoj…”, ka qenë urimi i Sinanit.
Edhe 100 të tjera Ansi vogël!
https://www.instagram.com/p/BjNITJAAgKO/?taken-by=andrradestani
Link: https://www.instagram.com/p/BjNITJAAgKO/?taken-by=andrradestani
https://www.instagram.com/p/BjNHp-LFKRT/?taken-by=sinanhoxha_
Link: https://www.instagram.com/p/BjNHp-LFKRT/?taken-by=sinanhoxha_
Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BcrajWNg0un/?taken-by=andrradestani