Home ShowBiz Çmim mjaft i kripur për të parë Notis, këngëtari grek zhgënjen shqiptarët. Nuk…
Çmim mjaft i kripur për të parë Notis, këngëtari grek zhgënjen shqiptarët. Nuk…
0

Çmim mjaft i kripur për të parë Notis, këngëtari grek zhgënjen shqiptarët. Nuk…

0
0

Polemika të shumta kanë shoqëruar koncertin e Notis Sfakianakis, në Pallatin e Kongreseve.

Gjatë ditës së djeshme ai performoi disa prej këngëve të tij më të mira në ‘’Pallatin e Kongreseve”, teksa salla pavarësisht çmimit të biletave, ishte e mbushur plot.

Po ajo që ka surprizuar jo pak të pranishmit në sallë, që me padurim po prisnin, ishte fakti se këngëtari nuk ka kënduar ‘’Soma mou”-n e tij të famshme.

Nuk dihet se pse Notis ka bërë këtë zgjedhje, ndoshta nuk e kanë informuar organizatorët se publiku shqiptar e adhuron këtë këngë.

Debatet që shpëthyen në vendin tonë për ardhjen e Notis kanë bërë jehonë dhe në mediat greke, të cilat i kanë quajtur artistët shqiptarë si ‘periferikë’.

Megjithatë koncerti vijoi normalisht dhe vetë artisti i madh ka publikuar në facebook disa momente interesante.

https://www.facebook.com/Notissfakianakiseu/videos/1926043934107671/

Link: https://www.facebook.com/Notissfakianakiseu/videos/1926043934107671/

Burimi i fotos kryesore: https://www.facebook.com/Notissfakianakiseu/photos/pcb.1926032690775462/1926032654108799/?type=3&theater