Home ShowBiz “Mbushni gotat” me verën më të vyer, sepse Nexhmije Pagarusha e Violetë Kukaj do iu zgjojnë ndjenjat më të bukura
“Mbushni gotat” me verën më të vyer, sepse Nexhmije Pagarusha e Violetë Kukaj do iu zgjojnë ndjenjat më të bukura
0

“Mbushni gotat” me verën më të vyer, sepse Nexhmije Pagarusha e Violetë Kukaj do iu zgjojnë ndjenjat më të bukura

0
0

Tingujt e një jete në muzikë të përmbytin që në sekondat e para të “Mbushni gotat” projektit të ri që sjell pas një kohe të gjatë të madhërishmen Nexhmije Pagarusha në një bashkëpunim brilant me Violetë Kukaj.
Arti është derdhur pa kursim, si në këngë dhe në klip e zëri i këngëtares legjendare ruan po të njëjtën ngrohtësi të dikurshme e përcjell po të njëjtin emocion. Edhe pse në moshën 85 vjeçare, Nexhmije Pagarusha, idhulli i disa brezave artistësh dhe adhuruesisht, është e mrekullueshme në performancë dhe i jep këngës një cilësi fisnike që rrallë e gjen sot në tregun muzikor.
Duket sikur këngët e saj tashmë janë si perla të vyera që vetëm sa u shtohet vlera kohë pas kohe.
Në këtë këngë do të gjeni një projekt që ngjall poezinë dhe e bën këngë, të interpretuar me virtuozitet nga instrumentistët gjenial e të kënduar me ndjenjë të pashoqe nga një vokal potent si ai i Violetë Kukajt.

https://www.youtube.com/watch?v=6me4zW4akAE

Video&Foto: https://www.youtube.com/watch?v=6me4zW4akAE