“Luj dhe pak” ka qenë hiti i ri që reperi i famshëm Noizy e bëri publik ditën e djeshme. Në të u pa në shoqërinë e vajzës së Sabianit, Keisit. Por Noizy duket se pas klipit po e kalon kohën me një tjetër bukuroshe të OTR. Sa herë që Noizy dhe modelja Oriola Marashi janë bashkë ka momente pikante.
Këtë herë Noizy ka ndarë një video në Insatatory ku duket dhe Oriola e cila i ka duart e zëna me dy gota uji. Ndërkohë dëgjohet teksa i lutet Noizyt mos t’a nxjerrë në video me flokët e shpupurisura. Noizy e ka zënë bukuroshen në një grackë epike pasi ajo nuk mund t’i luaj duart, sakaq që ai i ngacmon edhe më tej flokët për t’ia vënë në dukje. Duket se reperi po e shijon shumë këtë moment gazmor.
Link: https://www.instagram.com/zinizin/
Link: https://www.youtube.com/watch?v=nm16268SVzw
Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BZJfUBXF6E9/?taken-by=oriolamarashi