Që prej më shumë se një viti, Linda Rei është kthyer në personazh mjaft të komentuar në showbizzin shqipëtar. Pas kalimit të saj nga mashkull në femër fama e saj mori dhenë. Pavarësisht se ka kohë që është shkëputur nga ekranet shqiptare, Linda është mjaft aktive në profilin e saj në Instagram dhe shpeshherë bën postime mjaft provokuese dhe kontroverse, të cilat ngjallin shumë debate tek fansat e saj.
Duket se Lindës nuk i kanë interesuar aspak fjalët e të tjerëve mbi fotos e saj tejet provokuese. Ajo ka vazhduar me postimet e saj “anti-tabu”. Mbrëmjen e djeshme, Linda kishte veshur një palë pantallona shumë të shkurtra, të cilat i nxirrnin komplet të pasmet.
Ajo kishte dalë bashkë me një miken e saj për të festuar në një klub nate dhe në një moment teksa ishin duke kërcyer, e puth atë në buzë. Kjo në fakt është një veprim që është bërë shumë herë nga Linda.
Provokimet e kësaj natyre i kanë dhënë shumë vëmendje Lindës.
Link: https://www.instagram.com/lindarei1/
Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BjAQvzagUrs/?taken-by=lindarei1