Gjatë gjithë periudhës që prezantoi spektaklin ‘Dancing with the stars’, pra plotë 3 muaj Almeda Abazi ka qëndruar në Shqipëri, si e ftuat e produksionit.
Në natën finale të spektaklit në Shqipëri erdhi dhe bashkëshëshorti i saj aktori i njohur turk Tolgahani Sayisman.
Tolgahan u prit mjaft mirë nga publiku shqiptar dhe performanca e kërcimit që çifti bëri gjatë spektaklit u vlerësua me duartrokitje të mëdha. Mirëpo edhe pse publiku e priti mjaft mirë, para se të largohet sërish për në Turqi, Almeda është shprehur e pakënaqur ndaj produksionit të ‘Dancing With the Stars’.
Nëpërmjet një statusi në Instastory, ajo tregoi se ata nuk i kishin mbuluar shpenzimet ekstra gjatë qëndrimit të saj në hotel. Më konkretisht theksoi se edhe ujin duhet ta paguante vetë.
Por Vizion Plus e përgënjeshtroi duke bërë publike kopje të faturave.
Ndërsa postimi i saj mori shumë komente, lidhur me të ka reaguar edhe blogeri Olti Curri.
“Po mirë o goc ka shumë ujë kishe pirë?! Po s’ke faj janë tre muaj. Plus ndonjë çaj ose paracetamol”, shkruan Olti duke shkaktuar të qeshura.
Link: https://www.instagram.com/olticurri/
Postimi i Almedës:
Link: https://www.instagram.com/almeda92/
Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/Bitz5bAga7Y/?taken-by=olticurri / https://www.instagram.com/p/BiZoTl8lpMf/?taken-by=almeda92