Home ShowBiz “Polici” i “Portokallisë” larg Top Channel. Zbulohet ekrani që mirëpret Florian Binaj
“Polici” i “Portokallisë” larg Top Channel. Zbulohet ekrani që mirëpret Florian Binaj
0

“Polici” i “Portokallisë” larg Top Channel. Zbulohet ekrani që mirëpret Florian Binaj

0
0

Sezonin e shkuar televiziv, Florian Binaj  u lakua gjerë e gjatë. Në fillim, dolën fjalë se do të largohej nga Portokalli prej mosmarrëveshjeve në lidhje me kontratën, por këto probleme u zgjidhën dhe aktori vendosi të qëndrojë në spektaklin e humorit. Tani, Binaj do të mund ta ndjekim në një tjetër ekran. Përkrah Erjona Sulejmanit dhe Hygerta Sakos, Florian Binaj do të jetë pjesë e një emisioni sportiv në RTSH.

Emisioni do të quhet “Botërori 2018” dhe nis transmetimin sot. Në një kronikë për edicionin e lajmeve në RTSH, Binaj tha:

“Prap humor do të bëj dhe këtu. S’do të luaj futboll, as do të komentoj futboll. Thjesht do të sjell një kronikë të vogël e cila do të jetë shumë humoristike, do të ketë kuriozitete pafund, natyrisht do të ngatërroj edhe të ftuarit, për ta bërë më të këndshme në mbrëmje. Jam me fat që jam në mes të dhjamit dhe për të gjithë ata që akoma mezi presin ta shohin u themi që s’keni parë asgjë akoma.”

E nënvizojmë, ky projekt është i përkohshëm për komedianin, i cili nuk e ka lënë punën në Top Channel.

Link: https://youtu.be/nj-UYy0ErjE?t=296

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BiHLxDdFjle/?taken-by=florjanbinaj