Te Edi Rama pëlqej lekët që ka bërë, por unë ia kaloj atij. Olti Curri i përgjigjet fansave
Shpesh herë është pjesë e paneleve si opinionist dhe asnjëherë nuk ka nguruar të tregojë hapur mendimin e tij.
Kjo drejtpërdrejtshmëri e ka bërë Olti Currin të njihet si një nga blogeret më të suksesshëm në Shqipëri.
Ditën e sotme ai ka bërë një intervistë me ndjekësit në ‘Instastory’, ku i ka njoftuar të gjithë që t`i dërgojnë pyetjet me mesazh dhe ai do t`iu përgjigjet.
Pyetja e parë që i është drejtuar është: “Sa e ke rrogën?”
Olti është shprehur se kjo është një pyetje paksa e sikletshme megjithatë ka pranuar t’ju përgjigjet ndjekësve. Opinionisti ka treguar se ai paguhet nga reklamat që bën në ‘Instagram’ dhe ‘Facebook’ dhe në muaj i shkon sa dyfishi i rrogës zyrtare të kryeministrit të Shqipërisë.
“Kjo është një pyetje e sikletshme, megjithatë pagesa ime aktuale vjen nga reklamat që bëj në ‘Instagram’ dhe në ‘Facebook’ dhe dua të them se shkon sa dyfishi i rrogës zyrtare të kryeministrit të Shqipërisë.” tha ai.
Një pyetje tjetët që i kanë drejtuar është: “Çfarë pëlqen te Edi Rama” dhe ai është përgjigjur se pëlqen paratë që thonë se ka bërë.
Link: https://www.instagram.com/olticurri/
Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BkH3VqiARdJXLQ4qTmJdoIxKFsCuzTHTXO9Qjw0/?taken-by=olticurri