Home ShowBiz Beyonce dhe Jay Z ringjallin marrëdhënien e tyre artistike dhe jo vetëm, me një klip sensacional
Beyonce dhe Jay Z ringjallin marrëdhënien e tyre artistike dhe jo vetëm, me një klip sensacional
0

Beyonce dhe Jay Z ringjallin marrëdhënien e tyre artistike dhe jo vetëm, me një klip sensacional

0
0

Ata të dy padyshim janë çifti më ikonik i gjithë industrisë muzikore në bote dhe secili nga të dy ka një emër që e ndjek pas legjenda.

Beyonce dhe Jay Z me kreativitetin dhe projektet e tyre shërbejnë si pole orientuese për mijëra artistë të tjerë që frymëzohen prej tyre dhe miliona fansa që i ndjekin me adhurim në çdo publikim dhe dalje skenike.

OTR II është turi ndërkombëtar që ata planifikojnë këtë verë dhe me siguri që një event i tillë do të shkundë gjithë industrinë.

Pak ditë më parë çifti kanë bërë publike punën e tyre të fundit. The Carters, që në këtë rast janë Jay Z dhe Beyonce, vulosin me prezencën e tyre fizike dhe vokale, ndoshta një ndër videot më epike të realizuara ndonjëherë, me titullin kontravers “Apeshit”. Përpos faktit që tematika e këngës është e bazuar mbi pluset dhe minuset e jetës së tyre si artistë e më pas si bashkëshortë, i gjithë klipi është realizuar në një nga muzeumet më të famshëm në rruzullin tokësor, pikërisht në Luvër të Parisit. Aty ku ekskluziviteti për të realizuar xhirime dhe projekte të ndryshme, jashtë objektivave të vetë muzeut, është shumë i vështirë për tu marrë.

Një frymë mistike e vesh këtë projekt nga tingulli i parë deri në fragmentin e fundit, sigurisht ky është efekti i një mase të madhe arti cilësor vizual të përmbledhur në rreth 6 minuta video.

Link: https://www.youtube.com/watch?v=kbMqWXnpXcA

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/Bjskluogak_/?taken-by=beyonce