Home Aktualitet Përplasi këmbësoren me një veturë Uber. Nuk do e besoni çfarë ishte duke bërë drejtuesja në momentin e aksidentit
Përplasi këmbësoren me një veturë Uber. Nuk do e besoni çfarë ishte duke bërë drejtuesja në momentin e aksidentit
0

Përplasi këmbësoren me një veturë Uber. Nuk do e besoni çfarë ishte duke bërë drejtuesja në momentin e aksidentit

0
0

 

Ndjekja e një shfaqje televizive i ka kushtuar shtrenjtë një këmbësoreje dhe drejtueses të një veture me sistem drejtimi automatik.

Në muajin mars, në  një autostradë në Tempe të SHBA një grua u godit nga një makinë autonome Uber dhe u plagos rëndë. Pas vlerësimeve paraprake të autoriteteve, u mësua se drejtuesja nuk ishte duke parë rrugën, por e kishte vështrimin të ulur pak para aksidentit. Gruaja që shtynte një biçikletë gjatë kalimit të rrugës me shumë korsi u pa gjashtë sekonda para përplasjes nga sensorët e veturës me vetngasje, por softueri i ka cilësuar pamjet së pari si një objekt i panjohur, pastaj si një mjet dhe më në fund si një biçikletë.

Sipas pistës zyrtare të hetimit, vetëm 1.3 sekonda para përplasjes, programi Uber kishte vendosur që frenimi emergjent ishte i domosdoshëm.

Pak para aksidentit fatal me makinën e saj të provës , shoferja  ka gjasa të ketë qenë duke ndjekur transmetimin e një shfaqe në smartfonin e saj. Sipas mediave amerikane, ky është rezultat i një raporti policor në Tempe të Arizonës. Drejtuesja po shfrytëzonte shërbimin Hulu pasi po transmetohej “The Voice”. Policia gjithashtu kërkoi ndihmë nga ofruesi i shërbimit të transmetimit, i cili nuk nguroi të ofrojë të dhënat specifike, që përputhen me dyshimet paraprake të autoriteteve.

https://www.facebook.com/TempePolice/videos/2337144116311806/

Link: https://www.facebook.com/TempePolice/videos/2337144116311806/

Burimi i fotos kryesore: https://www.facebook.com/TempePolice/videos/2337144116311806/