Cili është shteti që e ndalon e ligj seksin oral? Për kundravajtësit ka dënime ekzeplare
Nëse i referohemi ligjeve të pakuptimtë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, njëri prej tyre i thyen të gjitha rekordet e idiotësisë, minimalisht duke shkelur të drejtën e lirisë në privatësi.
Në shtetin e Meryland, seksi oral ndalohet me ligj. Të merret ose të jepet kudo dhe kurdo.
Njëri nga nenet e ligjit shtetëror thotë tekstualisht:
(a) Një person nuk mund:
(1) Të marrë organin seksual të një personi tjetër ose të një kafshe në gojën e tij
(2) Të vendosë organin e tij seksual në gojën e një tjetri ose të një kafshe
(3) Të kryej ndonjë praktikë seksuale të panatyrshme ose çoroditëse me një tjetër person ose me një kafshë.
(b) Personi që shkel këtë nen është fajtor për kundërvajtje dhe i nënshtrohet dënimit me burgim që nuk i kalon 10 vjet ose me gjobë që nuk tejkalon 1.000 dollarë ose të dyja.
Zbatueshmëria e këtij ligji sigurisht duhet të jetë e ndërlikuar, por edhe jeta në këtë shtet duhet shtyrë minimalisht me perde mbyllur.
Përpos shakave, lista e ligjeve absurde në SHBA, që iu serviret më poshtë datojnë shumë vite më parë dhe sigurisht i referohen rrethanave dhe personave specifik. Më pas këto pjesë ligji nuk janë modifikuar pasi procesi i ndryshimit të një ligji në SHBA është shumë i gjate dhe përfshin një sërë instancash dhe personash, rrjedhimisht tejet i kushtueshëm.
Ndoshta kjo është edhe arsyeja pse ky ligj mbetet ende në fuqi në Maryland. Bëni kujdes nëse keni ndërmend të vizitoni këtë shtet.
Link: https://youtu.be/yE9_QBPcH8U?t=295
Burimi i fotos kryesore: https://stocksnap.io/